Bremer vlerëson Spalletti: Më pëlqen stili i tij i lojës, nuk prisja të luaja kështu pas dy dëmtimesh

Bremer vlerëson Spalletti: Më pëlqen stili i tij i lojës, nuk prisja të luaja kështu pas dy dëmtimesh

20 Janar 2026 12:11 Telesport I intervistuar nga “Corriere della Sera”, mbrojtësi brazilian i Juventus, Gleison Bremer, bëri një përmbledhje të këtyre muajve të parë me Luciano Spalletti në stol. Mbrojtësi i bardhezinjve tha: “Më pëlqen stili i tij i lojës”. “Shpesh e kemi topin, kështu që luftojmë më pak. Herë pas here i them vetes: ‘Uau, as nuk e ndiej tendosjen e dëmtimit kështu’. Pas dy dëmtimeve, mendon se nuk mund të mbështetesh gjithmonë te forca dhe shpejtësia”, shtoi Bremer. “Sot duhet të përfitosh edhe nga leximi mbrojtës: diçka në të cilën po përmirësohem, duke studiuar kundërshtarin, falë stafit të Juventusit që punon me video dhe një analisti ndeshjesh që më ndjek“, deklaroi kapiteni i Juventus. Për ndeshjen që Juventus do të luajë nesër...