Bregu kthehet në lider te Dinamo, pesë herë përzgjidhet te më të mirët

Bregu kthehet në lider te Dinamo, pesë herë përzgjidhet te më të mirët

Nëse Dinamo duket se e ka konsoliduar vendin e saj në “Final 4”, një meritë të madhe për këtë sukses ka padyshim sulmuesi Dejvi Bregu. Vlonjati ka qenë një nga lojtarët më të spikatur te skuadra e Dinamos dhe jo më kot është aktualisht golashënuesi më i mirë në skuadrën blu. Një paraqitje e tillë, është vlerësuar shpesh herë nga specialistët e futbollit në formacionin më të mirë të javës. Kështu, në 18 javët e para të kampionatit, Bregu e ka parë veten të jetë 5 herë në formacion jave dhe për disa javë ka qenë lojtari më i mirë në fushë për të dyja skuadrat, duke marrë vlerësimin pas ndeshjes. Bregu ka shënuar këtë sezon me Dinamon 7 gola si edhe ka dhënë 4...