Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Botërori i skive në Austri/ Tjetër paraqitje pozitive e Lara Coulturi-t, por skiatorja shqiptare nuk e përfundon dot garën
Skiatorja shqiptare Lara Colturi vazhdon të tregojë nivel të lartë dhe konkurrueshmëri në Kupën e Botës, këtë herë në pistën ikonike të Semmeringut, Austri. Skiatorja shqiptare regjistroi një rezultat të shkëlqyer në garën e parë, por ndalet në garën finale Në garën e parë të Slalomit, Lara realizoi një paraqitje brilante, duke u renditur e 3-ta në botë, rezultat që konfirmon ritmin, teknikën dhe qëndrueshmërinë e saj mes skiatoreve më të mira ndërkombëtare. Megjithatë, në garën e dytë dhe atë finale, një pengesë gjatë manovrave teknike bëri që Lara të mos mund ta përfundonte garën, duke u detyruar të ndalonte para vijës së fundit. Podiumi i garës finale u përmbyll si vijon: Julia Scheib (Austri) Camila Rast (Zvicër) Valerie Grenier (Kanada) Megjithatë një tjetër paraqitje...