Zinedine Zidane kthehet në pankinë, arrihet akordi për pankinën e Francës
Pas disa vitesh pas skuadër, Zinedine Zidane duket se e ka gjetur pankinën e re dhe bëhet fjalë për atë që ai e ka ëndërruar prej kohësh; përfaqësuesen franceze. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marsejezi që u largua nga drejtimi i Realit të Madridit në 2021 do të marrë drejtimin e Bluve transalpinë pas Botërorit të këtij viti ku do të zëvendësojë trajnerin aktual të nënkampionëve të botës, Didier Deschamps. Fabrizio Romano thekson se trajneri 53 vjeçar ka arritur një marrëveshje verbale, por asgjë nuk do të ndryshojë deri në përfundim të Kupës së Botës. Gazetari italian i specializuar në çështjet e merkatos e bëri të ditur lajmin në kanalin e tij në Youtube. ‘Situata është e qartë. Nga sa kam mësuar është arritur një marrëveshje...
Burimi:
top-channel.tv