U zëvendësua në ndeshjen me Rumaninë, Calhanoglu nuk ka probleme, lehtësohet Interi

U zëvendësua në ndeshjen me Rumaninë, Calhanoglu nuk ka probleme, lehtësohet Interi

Hakan Calhanoglu për një moment ndezi sirenat e alarmit te Interi. Mesfushori turk u zëvendësua në minutat e fundit të ndeshjes me Rumaninë e fituar nga skuadra e tij me rezultatin e ngushtë 1-0 teksa u pa të prekte me dorë pulpën e këmbës së majtë. Megjithatë këto sirena alarmi u shuan menjëherë pasi Calhanoglu nuk ka pësuar asnjë dëmtim muskular. Turqia do të kthehet sërish në fushën e lojës në 31 mars ku do të përballet me Kosovën për një vend për në fazën finale të Kupës së Botës dhe Calhanoglu do të jetë rregullisht në dispozicion të trajnerit Vincenzo Montella. Pas përfundimit të ndeshjes, Calhanoglu foli për median turke për gjendjen e tij në ndeshjen me Rumaninë, por pa folur për arsyet e...