Turpi italian vazhdon, “Azzurrët” munden me penallti nga Bosnja dhe nuk shkojnë në Botëror për të tretën herë radhazi

Turpi italian vazhdon, “Azzurrët” munden me penallti nga Bosnja dhe nuk shkojnë në Botëror për të tretën herë radhazi

Për të tretin edicion radhazi, Italia nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës. Në vitin 2026, “Azzurrët” do ta ndjekin turneun nga shtëpia, që do të zhvillohet në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë, pas humbjes dramatike me penallti ndaj Bosnjës. Pas 120 minutash shumë intensive që përfunduan 1-1, ishte skuadra e drejtuar nga Barbarez që triumfoi në goditjet e penalltive me rezultatin 5-2. Ndeshja në Zenicë nisi mirë për Italinë, pasi në minutën e 15-të Kean kaloi ekipin e drejtuar nga Gattuso në avantazh, duke përfituar nga një gabim i portierit Vasilj. Megjithatë, në minutën e 41-të, Bastoni u ndëshkua me karton të kuq si lojtari i fundit, duke lënë Italinë me një lojtar më pak. Pavarësisht disavantazhit numerik, Kean, Pio Esposito...