Tifozja amerikane akuzon FIFA-n për vjedhje: Më mbajtën 9250 dollarë…për biletat e Botërorit

Tifozja amerikane akuzon FIFA-n për vjedhje: Më mbajtën 9250 dollarë…për biletat e Botërorit

Një grua nga Nju Jorku akuzon FIFA-n se i detyrohet më shumë se 9 mijë dollarë, pasi një përpjekje për të blerë bileta për Kupën e Botës 2026 përfundoi me një pagesë të gabuar dhe me premtime për rimbursim që nuk u mbajtën. Lajmi raportohet nga mediat amerikane. Ngjarja nisi në tetor të vitit 2025, kur Christina Anne tentoi të blinte vetëm dy bileta për kompeticionin, me vlerë 3.700 dollarë. Megjithatë, ajo u përball me një surprizë të pakëndshme: në kartën e saj të kreditit u debitua shuma 9.250 dollarë, që korrespondonte me pesë bileta, e jo me dy siç kishte kërkuar. Menjëherë pas pagesës së papritur, Christina kontaktoi FIFA-n, duke dërguar prova të qarta të gabimit. Për shkak të mungesës së përgjigjes, ajo iu...