Thomas Tuchel firmos kontratën e re, trajner i Anglisë deri në vitin 2028
Thomas Tuchel ka nënshkruar një zgjatje të kontratës së tij me Anglinë, e cila do ta mbajë atë në krye të ekipit kombëtar deri pas Euro 2028. Marrëveshja e re do të thotë që Tuchel, i cili mori drejtimin e ekipit përfaqësues të Anglisë në janar të vitit 2025, do të mbetet trajner pavarësisht fatit të Anglisë në Kupën e Botës këtë verë. Ai fillimisht nënshkroi një kontratë 18-mujore, por tani do të jetë në krye edhe për Kampionatin Europian që luajnë në shtëpi pas dy vitesh. Kuptohet që Tuchel mendon se shansi për të drejtuar Anglinë në një turne të organizur bashkë me Uellsin, Skocinë dhe Republikën e Irlandës është një mundësi që të vjen vetëm një herë në jetë. Federata e Futbollit të...
Burimi:
top-channel.tv