Telenovela ‘Finalissima’ vazhdon, kreu i CONMEBOL: Jemi sërish kampionë, Spanja nuk u paraqit
Telenovela ‘Finalissima’ nuk ka përfunduar ende. Presidenti i CONMEBOL, Alejandro Dominguez ndezi polemikat në lidhje me anulimin e sfidës mes Spanjës dhe Argjetninas pasi nuk u arrit një akord për datën dhe stadiumin e zhvillimit të saj. ‘Jemi sërish kampionë. Spanja nuk u paraqit-tha Dominguez në një intervistë për Radio La Red në Argjentinë duke bërë fajtore kështu Federatën Spanjolle për moszhvillimin e kësaj sfide. Por në të vërtetë, informacione të ndryshme pohojnë se janë pikërisht Federata Argjentinase dhe CONMEBOL që refuzuan në mënyrë sistematike që ndeshja e programuar për t’u zhvilluar në Katar, të luhej në datat dhe stadiumet e propozuara As Bernabeu dhe as Italia Kujtojmë se për shkak të shpërthimit të konfliktit në Lindjen e Mesme u mor vendimi që ‘Finalissima’ të...
Burimi:
top-channel.tv