Telashe për Gattuson dhe Italinë, dëmtohet Scamacca, humbet ndeshjet e playoffit
Gianluca Scamacca ndalet në momentin më të mirë të tij. Sulmuesi i Atalantës nuk do të jetë në fushën e lojës ndaj Veronës në sfidën që do të luhet ditën e dielë e vlefshme për javën e 31 të Serie A. Por ai nuk do të jetë në dispozicion as të trajnerit të kombëtares italiane Gennaro Gattuso për ndeshjet e playoffit të Botërorit të kësaj vere. Shkaku i kësaj mungese është një dëmtimi muskular që Scamacca e ka pësuar në aduktorin e djathtë. Mbetet ende për t’u përcaktuar shkalla e këtij dëmtimi dhe koha e riaftësimit të tij, por sulmuesi i Atalantës rrezikon të humbasë disa ndeshje të Serie A ndërkohë që tani Gattuso është i detyruar të ndryshojë listën e të grumbulluarve për ndeshjen...
Burimi:
top-channel.tv