Presidenti Trump ‘snobon’ pjesëmarrjen e Iranit në Botëror: Nuk më intereson fare…

Presidenti Trump ‘snobon’ pjesëmarrjen e Iranit në Botëror: Nuk më intereson fare…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se “nuk i intereson fare” nëse Irani do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, mes tensioneve të forta pas sulmeve ushtarake amerikane dhe izraelite ndaj territorit iranian. Në një intervistë për POLITICO, Trump u shpreh: “Nuk më intereson nëse Irani merr pjesë. Mendoj se Irani është një vend i mundur keq. Janë në fund të forcave të tyre.” Irani ishte skuadra e parë që siguroi kualifikimin për Botërorin 2026, por mungoi në një takim organizativ të thirrur nga FIFA këtë javë në Atlanta. Mungesa e delegacionit iranian ka ngritur pikëpyetje nëse Teherani do të dërgojë ekipin në turneun që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut, ndërkohë që konflikti rajonal është përshkallëzuar. Sipas kalendarit...