Posteri i Kupës së Botës 2026 u zbulua, për të “festuar” 100 ditët e mbetura deri në fillimin e Kupës së Botës
Posteri zyrtar i turneut shënon pjesën e fundit në koleksionin e posterave të turneut dhe kombinon elementë nga Kanadaja, Meksika dhe SHBA-ja. Kjo e plotëson enigmën me 16 posterat zyrtarë të qyteteve organizatore të publikuara në vitin 2025. Turneu i këtij viti do të përfshijë një rekord prej 104 ndeshjesh, duke filluar në stadiumin e qytetit të Meksikos më 11 qershor dhe duke përfunduar në stadiumin e Nju Jorkut për finalen më 19 korrik. Posteri paraqet një kompozim si kolazh me një lojtar në qendër të tij, duke reflektuar aftësinë unike të futbollit për të bashkuar botën. “Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës FIFA, tre artistë kanë bashkëpunuar për të krijuar posterin zyrtar për turneun.” Artisti kanadez Carson Ting, artisti meksikan Menerva GM...
Burimi:
top-channel.tv