Polonia, 4.2 milionë arsye për të eliminuar Kombëtaren dhe të kualifikohet në Botërorin 2026
Polonia do të përfitojë një shpërblim të majme në rast kualifikimi në Botërorin e kësaj vere që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Federata Polake e futbollit ka vendosur të akordojë plot 4.2 milionë dollarë nëse skuadra e Polonisë e arrin objektivin dhe shkruan emrin mes 48 skuadrave pjesëmarrëse në kompeticionin më madhor të futbollit në botë Ai që e bën të ditur këtë është gazetari polak Mateusz Ligęza nga Radio ZET, sipas të cilit futbollistët do të përfitojnë këtë shumë që përbën 40% të fondit prej 10.5 milionë dollarësh që FIFA ua akordon ekipeve pjesëmarrëse në fazën finale të turneut ‘Nëse Polonia avancon në Kupën e Botës, lojtarët e ekipit kombëtar do të marrin një bonus shumë të madh nga Federata Polake...
Burimi:
top-channel.tv