Po shkëlqen me Atalantën, talenti 18-vjeçar nigerian zgjedh të përfaqësojë Italinë
Të jesh 18 vjeç dhe të ndihesh gati për të pushtuar botën – apo ndoshta… Kupën e Botës? Ky është momenti magjik për Honest Ahanor, një talent i jashtëzakonshëm i futbollit, i cili vetëm tre ditë më parë, më 23 shkurt, festoi ditëlindjen e tij të 18-të. I lindur në Aversa, Campania, nga prindër nigerianë, Ahanor ka marrë gjithë vëmendjen e botës së futbollit pasi skuadra e tij, Atalanta, kaloi në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve me një rikthim mahnitës kundër Borussia Dortmund. Përveç suksesit në arenën evropiane, Ahanor ka një arsye të dytë për të festuar këtë vit – ditëlindja e tij do t’i mundësojë të aplikojë dhe të marrë shtetësinë italiane. Si një futbollist i lindur në Itali, Honest tani mund...
Burimi:
top-channel.tv