Play off-i i Botërorit me Kombëtaren shqiptare, Polonia nisi përgatitjet me mungesa

Play off-i i Botërorit me Kombëtaren shqiptare, Polonia nisi përgatitjet me mungesa

Pasditen e kësaj të hëne Polonia nisi përgatitjet për ndeshjen e playoffit të Botërorit 2026 me Kombëtaren shqiptare që do të luhet në Varshavë. Kjo seancë stërvitore ishte më shumë për rigjenerimin e futbollistëve që vinin pas ndeshjeve me klubet respektive në fundjavë, megjithatë disa prej tyre nuk ishin me pjesën tjetër te grupit në fushën e lojës. Piotr Zielinski dhe Jakub Moder nisën të stërviteshin veçmas grupit duke punuar me bicikletat në anë të fushës, ndërsa rasti më interesant ishte ai i Bartlomiej Drągowski. Ky i fundit nuk u bashkua me portierët e tjerë dhe ashtu sikurse edhe disa lojtarë kreu vetëm vrapim. Ndërkaq ra në sy mungesa e lojtarëve të tillë si Oskar Pietuszewski, Jan Bednarek dhe Jakub Kiwior, me futbollistët e Portos...