Penalltitë e finales së USA ’94, Itali-Brazil, Albertini zbulon: Një lojtar i Milanit dhe një i Interit u fshehën, ja kush ishin ata
Në një intervistë të gjatë me La Gazzetta dello Sport, Demetrio Albertini rishikoi fazat e karrierës së tij, duke zbuluar një vështrim prapa skenave në një nga momentet më të dhimbshme, finalen e Kupës së Botës 1994 në Amerikë, në të cilën vetë Albertini shënoi një nga pesë penalltitë e Italisë. “Po, humbja e një finaleje të Kupës së Botës si ajo ishte e tmerrshme. Por, e dini, unë isha 22 vjeç dhe e kisha të gjithë karrierën time përpara. Kisha pamaturinë dhe qëndrimin e shkujdesur të lojtarit më të ri në grup. Mbaj mend që Sacchi më pyeti nëse doja të gjuaja, dhe unë shkova pa menduar. Ndërsa kishte disa që u fshehën pas stolit vetëm për të shmangur gjuajtjen. Nuk do t’i zbuloj kurrë...
Burimi:
top-channel.tv