Pas anulimit të ‘Finalissima’, Spanja gjen kundërshtar për ndeshjen e 27 marsit

Pas anulimit të ‘Finalissima’, Spanja gjen kundërshtar për ndeshjen e 27 marsit

Pas anulimit të ‘Finalissima’ me Argjentinën, Spanja ka gjetur tashmë një kundërshtar për të zhvilluar një ndeshje në 27 mars dhe bëhet fjalë për Serbinë Federata Serbe e Futbollit konfirmoi zhvillimin e kësaj përballjeje me La Rojan, një ndeshje që do të luhet në Spanjë Skuadra e drejtuar nga Luis De La Fuente ka në program të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër miqësore, atë me Egjiptin në 30 mars në Doha, por edhe kjo përballje me shumë mundësi do të anulohet dhe tani sipas të përditshmes ‘Mundo Deportivo’, Federata Spanjolle e Futbollit po kërkon kundërshtar edhe për këtë datë. Në fakt, te Spanja prej kohësh kishte nisur puna për zhvillimin e këtyre miqësoreve duke parë se Finalissima ishte shumë e vështirë për t’u zhvilluar dhe...