Pas anulimit të ‘Finalissima’, Argjentina do të luajë miqësore me Guatemalën
Pas anulimit përfundimtar të ‘Finalissima’ me Spanjën që ishte parashikuar të luhej në 27 mars në Katar, Federata Argjentinase e Futbollit nisi punën për të gjetur një kundërshtar tjetër për skuadrën ‘Albiceleste’ dhe në fakt e gjeti. Argjentina, kampione e botës në fuqi do të luajë në 31 mars një miqësore me Guatemalën. Federata Argjentinase e Futbollit konfirmoi gjithçka përmes një komunikate të shkurtër ku shtonte se në ditët në vazhdim do të publikonte programin e punës, listën e futbollistëve të grumbulluar dhe stadiumin ku do të luhet kjo ndeshje miqësore. Pas diskutimeve të gjata mes UEFA, autoriteteve organizative të Katarit dhe Federatave argjentinase dhe spanjolle, 2 ditë përpara u bë e ditur se Finalissima mes skuadrës fituese të Euro 2024 dhe kampiones së Copa...
Burimi:
top-channel.tv