Nga VAR te eliminimi i ‘rasteve Bastoni’/ FIFA miratoi 5 rregulla të reja në kuadër të Botërorit 2026

Nga VAR te eliminimi i ‘rasteve Bastoni’/ FIFA miratoi 5 rregulla të reja në kuadër të Botërorit 2026

Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka miratura 5 rregulla të reja që do të aplikohen duke nisur nga Botërori i kësaj vere që do të zhvillohet në SHBAm Kanada dhe Meksikë në 11 qershor deri në 19 korrik. Gjithçka nis me modifikimin e rregullores së kartonit të dytë të verdhë që sjell kartonin e kuq. Sistemi VAR, tani do të mund të ndërhyjë dhe të heqë kartonin e dytë të verdhë, ashtu sikurse në momentin kur akordohet gabimisht një goditje këndi nga arbitri në fushën e lojës. Dhe duke qëndruar te arbitrat, këta të fundit do të duhet të numërojnë sekondat që do të marrin futbollistët që do të zëvendësohen për të lënë fushën e lojës. Nëse do të kalohet koha prej 60 sekondash në dispozicion...