Në sfidat miqësore/Spanja i jep leksione Serbisë, Gjermania fitore mes spektaklit ndaj Zvicrës, Holanda thyen Norvegjinë
Ndërsa mbrëmja e së enjtes ishte për ndeshjet e playoffit të Botërorit, skuadrat e kualifikuara në direkt në fazën finale të kompeticioni zhvilluan ndeshje miqësore si përgatitje për ngjarjen më të madhe futbollistike në botë SPANJË-SERBI 3-0 Spanja u përball me Serbinë në Ceramica të Villarreal me La Roja që i dha një leksion të mirë futbolli skuadrës serbe teksa e mundi me rezultatin 3-0. Pjesa e parë ishte totalisht e dominuar nga Spanja që e mbylli atë me rezultatin 2-0 falë dy golave të shënuar nga Oyarzabal respektivisht në minutat 16 dhe 43. Në pjesën e dytë skuadra e Luis De La Fuente i dha një tjetër goditje skuadrës serbe të cilës më herët i ishte anuluar edhe një gol, teksa e çoi rezultatin...
Burimi:
top-channel.tv