Ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte; Kombëtarja humbet Rey Manaj për ndeshjen me Poloninë

Ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte; Kombëtarja humbet Rey Manaj për ndeshjen me Poloninë

Lajme të këqija vijnë nga Turqia dhe më konkretisht nga Sivasspor. Rey Manaj pësoi një dëmtim të rëndë ditën e diel në fillimin e ndeshjes së Sivasspor ndaj Umraniyespor me sulmuesin kuqezi që që e la fushën e lojës pas vetëm 7 minutash lojë. Rey Manaj iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore këtë të hënë me klubin turk që doli me njoftimin e rëndësishëm, por që e bën trajnerin Sylvinho me dhimbje koke. ‘Rey Manaj: Lojtari ynë është dëmtuar në pjesën e pasme të kofshës së majtë në ndeshjen që luajtëm dje. Si rezultat i ekzaminimit me rezonancë të kryer sot, është konstatuar një çarje e tendinit brenda muskulit të gradës 3c dhe gjakderdhje në pjesën e pasme të kofshës së majtë’-lexohet në një komunikatë të Sivasspor...