Mund të ndeshet me Shqipërinë në play off, trajneri që dështoi me Chelsean rinovon kontratën me përfaqësuesen nordike
Trajneri i Suedisë, Graham Potter, ka nënshkruar një kontratë të re që e mban në detyrë deri në vitin 2030, duke shprehur “një krenari të madhe dhe një përgjegjësi të madhe” ndërsa skuadra e tij synon kualifikimin për Kupën e Botës 2026. 50-vjeçari, ish-trajner i West Ham, Chelsea dhe Brighton, mori drejtimin e Suedisë në tetor, pas shkarkimit të Jon Dahl Tomasson, fillimisht në mënyrë të përkohshme, për të rikthyer skuadrën në rrugën e duhur. Suedia ka ende shanse për t’u kualifikuar në turneun që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë në qershor, nëse triumfon në ndeshjet e play-off-it ndaj Ukrainës dhe më pas ndaj Polonisë ose Shqipërisë më vonë këtë muaj. Potter u shkarkua nga West Ham në fund të shtatorit pas...
Burimi:
top-channel.tv