Mondiali 2026/I frikësuar nga SHBA, Irani kërkon të luajë në Meksikë, FIFA i thotë ‘jo’
Federata Iraniane e Futbollit bëri një përpjekje për të hapur bisedime me FIFA për të transferuar ndeshjet e kombëtares së saj të Botërorit të kësaj vere në Meksikë, ndërkohë që sipas programit fillestar, këto sfida janë parashikuar të zhvilloheshin në tokë amerikane. Dhe shkak janë tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Megjithatë, FIFA e hodhi poshtë këtë mundësi. Pozicionin e Teheranit e bëri të ditur ambasada iraniane në Meksikë që ka folur për tratativa të tilla; sipas Federatës Iraniane të Futbollit, vendimtare në këtë tentativë për bisedime u bë deklarata e presidentit amerikan Donald Trump për sigurinë e kombëtares së Iranit. ‘Pasi presidenti i SHBA, Donald Trump pohoi në mënyrë të qartë se nuk mund të garantojë sigurinë e kombëtares iraniane, sigurisht që nuk do...
Burimi:
top-channel.tv