Martinez flet hapur: Ronaldo është më i miri i historisë, s’kam punuar kurrë më parë me një futbollist si ai

Martinez flet hapur: Ronaldo është më i miri i historisë, s’kam punuar kurrë më parë me një futbollist si ai

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka deklaruar se kapiteni Cristiano Ronaldo, meriton më shumë respekt dhe është Futbollisti më i Madh i të Gjithë Kohërave (GOAT), pavarësisht nëse do të fitojë Kupën e Botës këtë verë. Martinez theksoi rëndësinë e trashëgimisë së Ronaldos, duke e cilësuar si lojtarin më të madh ndonjëherë. “Ai do të jetë lojtari më i madh ndonjëherë, pavarësisht nëse fiton Botërorin apo jo. Përgjegjësia jonë është t’i japim vetes shansin më të mirë për të konkurruar për të. Kjo vjen nga analiza, përmirësimi i vazhdueshëm dhe ruajtja e të njëjtit mendim që na ndihmoi të kemi sukses në Ligën e Kombeve”, deklaroi ai. Spanjolli gjithashtu foli për përvojën e punës direkte me Ronaldon dhe përkushtimin e tij. “Nuk kam punuar kurrë me...