Maroku në krizë/ Trajneri që i dërgoi në gjysmëfinale të Katar 2022 rrezikon të largohet, Xavi në pole për ta drejtuar në Botëror

Maroku në krizë/ Trajneri që i dërgoi në gjysmëfinale të Katar 2022 rrezikon të largohet, Xavi në pole për ta drejtuar në Botëror

Pozita e trajnerit të Kombëtares së Marokut, Walid Regragui, është në dyshim vetëm katër muaj para fillimit të Kupës së Botës 2026. Federata e Futbollit të Marokut e mohoi të martën se Regragui ka lënë postin, por pranoi se ka pasur bisedime me kandidatë të mundshëm për ta zëvendësuar, përfshirë ish-mesfushorin e Barcelonës, Xavi Hernandez. Një marrëveshje me Xavin nuk është arritur ende, por një burim i njohur me situatën e trajnerit spanjoll ka treguar se 46-vjeçari do të preferonte të merrte postin pas Kupës së Botës këtë verë. Regragui, 50 vjeç, e udhëhoqi Marokun në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2022 në Katar, duke e çuar Kombëtaren e Marokut në më të lartën që ka arritur një komb afrikan në këtë turne. Megjithatë, ai...