Marcus Thuram gjen më në fund golin me Francën, nuk shënonte me ‘Blutë’ që nga 2023
Marcus Thuram gjen rrugën e rrjetës me përfaqësuesen franceze. Sulmuesi i Interit shënoi golin e dytë për nënkampionët e botës në ndeshjen miqësore me Kolumbinë të fituar me rezultatin 3-1 ku për skuadrën e Deschamps dy golat e tjerë u shënuan nga Doue. Në këtë mënyrë, Marcus Thuram ndërpreu thatësirën e golave që po zgjaste prej një kohe shumë të gjatë. Thuram që deri këtë të dielë kishte luajtur 32 ndeshje më Francën duke shënuar 2 gola, nuk gjente rrugën e rrjetës me fanelën e ‘Bluve’ prej thuajse 3 vitesh. Herën e fundit që ai ka shënuar me përfaqësuesen transalpine ka qenë në nëntor të 2023 në ndeshjen me Gjibraltarin për kualifikueset e Euro 2024 e fituar nga Franca me rezultatin e thellë 14-0. Ndërsa...
Burimi:
top-channel.tv