Lufta në Lindjen e Mesme, Irani drejt tërheqjes nga Botërori 2026: Nuk do të luajmë në SHBA, është faji i Trump-it që na vrau liderin
Kombëtarja e Iran nuk do të marrë pjesë në Botërori 2026, e cila do të zhvillohet këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada, thekson ministri i Sportit iranian, Vendimi ishte vënë në pikëpyetje pas konfliktit që shpërtheu javët e fundit në Lindjen e Mesme, por konfirmimi erdhi nga ministri iranian i sportit, Ahmad Donyamali, gjatë një interviste për televizionin shtetëror. “Meqenëse kjo qeveri e korruptuar vrau udhëheqësin tonë (Ali Khamenei), ne nuk kemi ndërmend të marrim pjesë në Kupën e Botës,” deklaroi Donyamali. Ai theksoi gjithashtu atë që e quajti “masa të liga të marra kundër Iranit” nga Shtetet e Bashkuara. Sipas tij, vendi ka përjetuar dy luftëra brenda tetë ose nëntë muajve të fundit. “Dy luftëra na janë imponuar në tetë ose nëntë muaj...
Burimi:
top-channel.tv