Kosova, një ditë para ndeshjes me Sllovakinë, Foda: Synojmë vetëm fitoren
Kosova i ka idetë e qarta për ndeshjen ndaj Sllovakinë e vlefshme për raundin e playoffit. Trajneri i Dardanëve, Franco Foda foli në prag të kësaj ndeshjeje duke mos e fshehur aspak ambicien e tij dhe të skuadrës që ai drejton. Në konferencën për shtyp trajneri Foda deklaroi se futbollistët u përqendruan kryesisht në aspektin taktik ‘Jemi stërvitur mirë në ditët e fundit dhe jemi përqendruar në aspektin taktik-tha Franco Foda-tani po mendojmë për ndeshjen e nesërme ku do të synojmë fitoren siç kemi bërë edhe ndaj Islandës në Spanjë dhe Suedisë e Sllovenisë si vizitorë’. Foda shtoi se skuadra e Kosovës ka bërë hapa të mëdhenj dhe është përmirësuar shumë sa është shumë pranë një kualifikimi për në Botërorin e kësaj vere. ‘Kur nënshkrova...
Burimi:
top-channel.tv