Kosova dhe ëndrra e play off-it, Foda: Kemi treguar që luajmë shumë mirë dhe në transfertë
Përveç kombëtares shqiptare, një tjetër përfaqësuese që po ëndërron pjesëmarrjen e saj të parë në një botëror është edhe Kosova. Skuadra dardane në mbrëmjen e 26 marsit do të luajë me Sllovakinë në fushën e kësaj të fundit, por trajneri Franco Foda theksoi se skuadra që ai drejton ka potencialin për t’ia dalë mbanë ‘Ne jemi të vetëdijshëm që nuk do të jetë ndeshje e lehtë dhe e dimë që Sllovakia ka një skuadër shumë të fortë, e dimë që sapo e merr topin di të luajë shumë mirë në kundërsulm, por ne kemi shumë besim, ne i kemi treguar kualitetet tona, sidomos në fazën e grupeve, kemi treguar që edhe si vizitorë mund të luajmë shumë mirë dhe mund të fitojmë ndeshje-tha Foda. Trajneri...
Burimi:
top-channel.tv