Konfirmohen rregullat e reja në futboll, çfarë do të ketë ndryshe në Botërorin 2026
FIFA po përgatitet të zbatojë ndryshime të rëndësishme në rregullat e futbollit, të cilat pritet të përdoren në Botërorin 2026 në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Një nga zhvillimet më të rëndësishme përfshin masa të reja për portierët, si dhe rregulla që synojnë të parandalojnë vonesat gjatë zëvendësimeve dhe rifillimeve të lojës. Sipas udhëzimeve të reja, lojtari që do të zëvendësohet duhet të largohet nga fusha brenda 10 sekondave nga momenti kur gjyqtari sinjalizon ndryshimin. Nëse lojtari nuk largohet brenda këtij afati, zëvendësuesi nuk do të lejohet të hyjë menjëherë në lojë, por do të duhet të presë të paktën një minutë dhe deri në ndalimin e ardhshëm të lojës. Gjatë kësaj kohe, ekipi do të vazhdojë të luajë me vetëm dhjetë lojtarë në...
Burimi:
top-channel.tv