Kombëtarja në prag të playoffit/ Sylvinho në telashe, pas Manajt humbet edhe Dakun
Vazhdojnë të dëgjohen sirenat e alarmit në Kombëtaren shqiptare përsa i përket sulmit në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme me Poloninë për playoffin e Botërorit të këtij viti. Trajneri Sylvinho përveç Rey Manajt, humbet edhe shërbimin e Mirlind Dakut pët këtë ndeshje me sulmuesin 28 vjeçar që po vuan një dëmtim që e detyron të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth një muaj. Është ky një lajm që e bën trajnerin e skuadrës kuqezi me dhimbje koke teksa i duhet të mendohet mirë për të bërë zgjedhjet e duhura për këtë përballje me polakët përsa i përket repartit të sulmit. Në fakt, trajneri Sylvinho do të bëjë publike listën e të grumbulluarve ditën e shtunë, kur do të japë edhe konferencën e tij...
Burimi:
top-channel.tv