Katër vjet pas përballjes me Kombëtaren shqiptare, Spanja kthehet të luajë te stadiumi katalanas

Katër vjet pas përballjes me Kombëtaren shqiptare, Spanja kthehet të luajë te stadiumi katalanas

Federata Spanjolle e Futbollit konfirmon se La Roja do të luajë ndeshjen miqësore me Egjiptin në 31 mars në stadiumin katalanas të Espanyolit, RCDE Stadium. Kjo sfidë do të jetë e dyta për skuadrën e Luis De La Fuente dhe e fundit për të në kuadër të përgatitjeve të Botërorit 2026. Në këtë mënyrë, ‘La Roja’ kthehet të luajë në tokën katalanase dhe pikërisht në RCDE Stadium, 4 vjet pas sfidës së saj me Kombëtaren shqiptare në 26 mars të 2022 e fituar nga Spanja 2-1. Përsa i përket ndeshjes me Egjiptin, kjo sfidë ishte në dyshim deri në minutën e fundit për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme nga sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit. Kujtojmë se Spanja në 27...