Katar, rinis kampionati i futbollit, por ‘Finalissima’ është ende në dyshim
Pavarësisht tensioneve në Lindjen e Mesme, kampionati i futbollit në Katar është gati të rinisë. Qatar Stars League, që u ndërpre në fillim të këtij muaji do të rinisë këtë të enjte me ndeshjet e javës së 18 që fillimisht ishin parashikuar të luheshin javën e kaluar. Liga e Futbollit në Katar ka përpiluar një protokoll për të garantuar mbrojtjen e të gjithë personavë të përfshirë në një ndeshje futbollit, futbollistë, stafe teknike dhe drejtuesit. ‘Këto janë kohë të vështira dhe të paprecedentë për vendin tonë-tha presidenti i Ligës, Hani Ballan-jemi mirënjohës që jetojmë në një prej vendeve më të sigurta në botë, me sisteme solide për t’u mbrojtur në situata si kjo’. Tani mbetet të kuptohet nëse rifillimi i aktiviteteve futbollistike do të mjaftojë...
Burimi:
top-channel.tv