Italia humbet Federico Chiesa, trajneri Gattuso thërret Nicolo Cambiaghi

Italia humbet Federico Chiesa, trajneri Gattuso thërret Nicolo Cambiaghi

Italia humbet një element në prag te ndeshjes me Irlandën e Veriut në playoffin e Botërorit të kësaj vere. Bëhet fjalë për Federico Chiesa, që mungonte në radhët e Të Kaltërve prej 2 vitesh. Sulmuesi i Liverpoolit që në fund të 2025 kishte thënë ‘jo’ grumbullimit në kombëtaren italiane pasi nuk ndihej gati, ishte përfshirë në listën e trajnerit Gennaro Gattuso. Këtë radhë futbollisti u vizita direkt në qendrën mjekësore të Covercianos ku mjekët kanë dhënë përgjigje negative dhe e kanë cilësuar si të padisponueshëm në 2 ndeshjet e radhës. Kështu Federico Chiesa u detyrua të lërë grumbullimin e skuadrës dhe vendin e tij, trajneri Gattuso vendosi të grumbulloje Nicolò Cambiaghi, të Bologna që po përjeton një formë mjaft të mirë dhe që vjen pas...