Irani tenton të “rikthehet” në Botëror, por me një kusht ndaj FIFA-s: Ndeshjet tona të luhen në…

Irani tenton të “rikthehet” në Botëror, por me një kusht ndaj FIFA-s: Ndeshjet tona të luhen në…

Irani po shqyrton një zgjidhje të pazakontë për pjesëmarrjen e tij në FIFA World Cup 2026. Federata iraniane dhe autoritetet sportive të vendit pritet t’i propozojnë FIFA-s që ndeshjet e kombëtares iraniane të mos zhvillohen në Shtetet e Bashkuara, por vetëm në Meksikë, për shkak të tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme. Kombëtarja e Iranit është pjesë e Grupit G dhe sipas kalendarit aktual duhet të zhvillojë tri ndeshje në tokën amerikane: dy në Los Angeles dhe një në Seattle, kundër Belgjikës, Egjiptit dhe Zelandës së Re. Ndërkohë, qendra stërvitore e ekipit gjatë turneut është planifikuar të jetë në Tucson, në shtetin e Arizonës. Ministri iranian i Sportit, Ahmad Donyamali, i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, deklaroi se kjo çështje do të...