Inter, Bonny drejt Botërorit 2026, por jo me Francën….

Inter, Bonny drejt Botërorit 2026, por jo me Francën….

Sezoni pozitiv që po zhvillon me Interin po e çon Ange-Yoan Bonny direkt në Botërorin e Kanadasë, Meksikës dhe SHBA. Por për sulmuesin zikaltër duket se do të ketë një ndryshim të bujshëm kombëtareje, pasi i pritet të jetë në evenimentin më të rëndësishëm të futbollit jo me përfaqësuesen franceze, por me Bregun e Fildishtë. Fillimisht ishte gazetari nga Bregu i Fildishtë Sang Severin që ka folur në lidhje me këtë çështje, një lajm që gjeti më pas konfirmime nga përfaqësuesit e vetë Bonny që do të grumbullohet nga përfaqësuesja e Bregut të Fildishtë që në ndeshjet e muuajit mars. Sulmuesi i Interit e kishte veshur në të kaluarën fanelën e Francës, por pa mundur të debutojë me Kombëtaren A të drejtuar nga Didier Deschamps....