Gjermania akuzon Rudiger: Nuk e kontrollon veten, nuk mund të shkojë në Botëror

Gjermania akuzon Rudiger: Nuk e kontrollon veten, nuk mund të shkojë në Botëror

Imazhi i gjurit të Antonio Rudiger mbi Diego Rico gjatë ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Getafes shkakoi një valë indinjatash në Gjermani. Episodi, i ndodhur në minutën e 27 e pa mbrojtësin protagonist duke e gjuajtur me gju në fytyre rivalin e tij që ishte i shtrirë në tokë. Në një editorial të saj, e përditshmja ‘Bild’ ishte shumë e ashpër më mbrojtësin teksa theksonte se nuk ishte një faull i rëndë, ishte thuajse një atentat, një skenë që e la të gjithë botën pa fjalë dhe që rihap debatin në lidhje me situatat në limite. Editoriali i të përditshmes së njohur gjerman thekson se Rudiger tregoi dhe njëherë se nuk di të kontrollojë veten dhe se kështu nuk mund të shkojë në Botëror....