Frika e përhapur në Meksikë nga terrori, rrezikon zhvillimin e Botërorit, Bolivia dhe Portugalia paralajmërojnë FIFA-n
Federata boliviane e futbollit ka njoftuar se do t’i dërgojë një letër FIFA, duke kërkuar forcimin e masave të sigurisë për play-off-et e Botërorit 2026, që do të zhvillohen në mars në Meksikë. Kjo kërkesë vjen pas valës së dhunës që shpërtheu pas vdekjes së ‘boss’-it të narkotrafikut, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si ‘El Mencho’. “Do të kërkojmë që të rriten të gjitha masat e sigurisë. Si delegacion po marrim çdo masë paraprake,” deklaroi presidenti i federatës boliviane, Fernando Costa, duke shtuar se presin vendime të mundshme nga FIFA, përfshirë edhe një ndryshim të mundshëm të vendndodhjes së ndeshjeve. Turneu kualifikues, që do të ndajë dy vende për Botërorin 2026, do të zhvillohet në Guadalajara dhe Monterrey, me pjesëmarrjen e Bolivisë, Xhamajkës, Irakut, Kongos,...
Burimi:
top-channel.tv