Fokus te kualifikimi në Botëror, Gattuso përgatit kombëtaren italiane për playoff-et
Shkurt erdhi dhe, me të, sfidat vendimtare që do të përcaktojnë të ardhmen e Italisë për kualifikimin në Botërorin 2026. Ajo që ishte menduar si një mundësi për një stage të azzurrëve, është shndërruar shpejt në një mirazh për Rino Gattuso, për shkak të një kalendari të ngarkuar dhe klubeve që nuk kanë qenë të gatshme të lëshojnë lojtarët. Shembuj të tillë janë klubet e Premier League, të cilat kishin informuar më parë se nuk do t’i liroheshin Donnarumma, Vicario, Calafiori, Tonali dhe Udogie. Me ndeshjen e playoff-it kundër Irlandës së Veriut më 26 mars, trajneri Gattuso do të përpiqet të mbajë grupin të bashkuar dhe të përqendruar në objektivat e tij, duke organizuar një sërë takimesh informale. Gjatë javëve në vazhdim, ai do të...
Burimi:
top-channel.tv