‘Finalissima’ Spanjë-Argjentinë drejt Gadishullit Iberik, në ‘Santiago Bernabeu’

‘Finalissima’ Spanjë-Argjentinë drejt Gadishullit Iberik, në ‘Santiago Bernabeu’

Sfida mes Spanjës dhe Argjentinës duket se do të luhet në Madrid. Sipas të përditshmes AS, orët e fundit të bisedimeve për ndryshimin e stadiumi të Finalissima, e parashikuar të luhet në 27 mars në Doha, kanë dhënë si rezultat transferimin e sfidës në Spanjë dhe më konkretisht në Santiago Bernabeu, që në këtë moment është impianti favorit për të pritur këtë sfidë shumë të rëndësishme Ngjarjet e fundit në Doha me dronë dhe raketa balistike të interceptuara nga forcat e armatosura të Katarit, e kanë bërë të pamundur zhvillimin e Finalissima dhe 5 ndeshjeve të tjera mes të cilave edhe miqësoren mes Spanjës dhe Egjiptit. Dhe këtu nis aktivizimi i klauzolës për anulimin e tyre. Edhe pse u përfolën edhe alternativa të tjera si...