FIFA reagon për Iranin: Presim që të gjitha ekipet të luajnë sipas orarit të shpallur
FIFA është në komunikim të vazhdueshëm me Federatën Iraniane të Futbollit në mënyrë që gjithçka të shkojë pa probleme dhe ekipi të mund të garojë normalisht në turneun e kësaj vere. Lufta në Lindjen e Mesme po ka një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në Kupën e Botës 2026, me Federatën Iraniane të Futbollit që kërkon të zhvendosë ndeshjes e saj të parashikuara për tu luajtur në Amerikë në fazën finale në Meksikë dhe ky spostim me sa duket është i pamundur dhe FIFA nuk ka ndërmend me sa duket të spostojë dhe të bëjë një lëvizje të tillë. Në një deklaratë të martën qeveria e futbollit botëror lëshoi një deklaratë ku thuhej: “Ne jemi në kontakt të rregullt me të gjitha shoqatat anëtare pjesëmarrëse, përfshirë Iranin,...
Burimi:
top-channel.tv