FIFA monitoron situatën pas operacioneve ushtarake të SHBA-së ndaj Iranit, Kupa e Botës 2026 në rrezik
FIFA ka deklaruar se do të “monitorojë zhvillimet” pas fillimit të operacioneve ushtarake të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit një situatë që hedh hije të errëta mbi Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet kryesisht në territorin amerikan. Presidenti Donald Trump njoftoi të shtunën fillimin e goditjeve me raketa ndaj Iranit, duke e cilësuar misionin si “operacion i madh luftarak”. SHBA-ja dhe Izraeli kanë kryer një operacion të përbashkët ushtarak, me goditje në disa vendndodhje në Iran, duke përfshirë kryeqytetin Teheran. Irani, nga ana e tij, ka kundërgoditu me raketa drejtuar Izraelit dhe bazave ushtarake amerikane në Katar, Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Irak, Jordani dhe Bahrejn. FIFA flet nga Cardiffi Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafstrom, i pranishëm në...
Burimi:
top-channel.tv