Festoi kur pa se do të ndeshej me Bosnjën, reagon mbrojtësi italian i Interit: Ishte reagim spontan, nuk doja të ofendoja askënd

Festoi kur pa se do të ndeshej me Bosnjën, reagon mbrojtësi italian i Interit: Ishte reagim spontan, nuk doja të ofendoja askënd

Tre ditë para finales së play-off-it ndaj Bosnjës, mbrojtësi i Italisë, Federico Dimarco, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar situatën në kombëtaren e drejtuar nga Gennaro Gattuso, si dhe polemikat e fundit. Futbollisti italian u ndal fillimisht te një episod që ka bërë bujë, lidhur me reagimin e tij gjatë ndjekjes së ndeshjes Uells–Bosnjë, që përcaktoi kundërshtarin e Italisë. Ai theksoi se gjithçka ka qenë një reagim instinktiv dhe pa qëllim për të ofenduar. “Respektoj çdo klub dhe çdo kombëtare. Reagimi ishte spontan, pasi po ndiqnim penalltitë për të kuptuar kundërshtarin. Menjëherë pas ndeshjes përgëzova Dzekon dhe jam i lumtur për të. Nuk kam dashur të tregoj mungesë respekti ndaj Bosnjës apo popullit të saj”, u shpreh Dimarco. Ai iu përgjigj...