No Image Available

Festimi i lojtarëve italianë rikthehet në vëmendje, rrjetet sociale i “masakrojnë”: Kjo është karma

Një video e Federico Dimarco është bërë virale në rrjetet sociale, duke ndezur debat pas eliminimit të Italisë nga Bosnja në fazën play-off për Kupën e Botës. Bëhet fjalë për klipin e regjistruar pas ndeshjes kundër Irlandës së Veriut, ku mbrojtësi italian shihet duke festuar avancimin e Bosnjës. Pamjet janë rikthyer fuqishëm në qarkullim pas dështimit të “Azzurrëve”, duke nxitur reagime të shumta dhe kritika ndaj lojtarit dhe skuadrës italiane. Në rrjetet sociale, shumë përdorues e kanë cilësuar këtë gjest si të papërshtatshëm, duke e lidhur me eliminimin e fundit dhe duke e interpretuar si nënvlerësim të kundërshtarit. Vetë Dimarco kishte reaguar më herët për këtë çështje, duke sqaruar se bëhej fjalë për një reagim spontan dhe jo mungesë respekti ndaj Bosnjës. “Respektoj çdo skuadër...