Ëndrra për Kupën e Botës, Strakosha: Kualifikimi në Botëror do të ishte një festë për të gjithë shqiptarët

Ëndrra për Kupën e Botës, Strakosha: Kualifikimi në Botëror do të ishte një festë për të gjithë shqiptarët

Kombëtarja shqiptare udhëton drejt Varshavës për sfidën shumë të rëndësishme me Poloninë të vlefshme për gjysmëfinalet e playoffit të Botërorit 2026. Portieri i kuqezinjve ka folur për fifa.com në lidhje me këtë ndeshje, rëndësinë e trajnerit Sylvinho dhe shanseve për një kualifikim të mundshëm historik në fazën finale të Kupës së Botës. Dhe për Strakoshën qe ka 45 ndeshje me kombëtaren, kualifikimi në botëror do të bëjë që një komb i tërë të shpërthejë në festë bashkë me miliona shqiptarë  të tjerë të shpërndarë nëpër botë Ndeshja me Poloninë mund të jetë hapi i parë që mund t’ju dhurojë një ëndërr. Si po i jeton këto momente?. ‘Do të të them të vërtetën; isha shumë  i emocionuar edhe përpara se të arrinim te kjo ndeshje....