Drejt playoff-it të Botërorit, trajneri Sylvinho dhe stafi teknik ndjekin nga afër futbollistët kuqezinj

Drejt playoff-it të Botërorit, trajneri Sylvinho dhe stafi teknik ndjekin nga afër futbollistët kuqezinj

Te Kombëtarja shqiptare puna për ndeshjen e gjysmëfinale të playoffit të Botërorit 2026 ndaj Polonisë po intensifikohet gjithnjë e më shumë. Në javët e fundit, trajneri Sylvinho bashkë me stafin e tij teknik kanë ndjekur  disa ndeshje të Kategorisë Superiore për të monitoruar nga afër futbollistët që aktivizohen në kampionatin shqiptar. Mes ndeshjeve të ndjekura prej tyre kanë qenë edhe sfidat Dinamo-Vllaznia dhe Egnatia-Dinamo. Po kështu stafi teknik kuqezi dhe trajneri brazilian kanë qenë të pranishëm edhe në disa ndeshje të zhvilluara në arenën ndërkombëtare. Kështu ata ndoqën sfidën e Europa League mes Portos dhe Glasgoë Rangers të Nedim Bajramit për të parë formën e futbollistit kuqezi. Në Itali, stafi teknik i Kombëtares ishin të pranishëm në ndeshjen mes Lazios dhe Atalantës, skuadra ku aktivizohen...