Disfata turpëruese me Bosnjën, Gattuso i zhgënjyer: E ardhmja ime nuk ka rëndësi, më vjen keq që nuk ia dolëm
Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, u shfaq tejet i zhgënjyer pas humbjes ndaj Bosnjës, një disfatë që i kushtoi “Azzurrëve” mungesën në Kupën e Botës për të tretin edicion radhazi. Tekniku italian, i prekur emocionalisht pas ndeshjes, vlerësoi maksimalisht paraqitjen e futbollistëve të tij, duke theksuar se ata nuk e meritonin një eliminim të tillë. “Këta djem nuk e meritonin këtë fund, duke parë shpirtin e garës dhe përkushtimin që treguan. Luftuam deri në fund, me pasion, madje për një pjesë të madhe të lojës ishim edhe me një lojtar më pak. Është një zhgënjim i madh, dhemb shumë”, u shpreh Gattuso. Ai shtoi se ndihet krenar për ekipin, duke nënvizuar se lojtarët e tij e surprizuan me angazhimin dhe karakterin e treguar në fushë....
Burimi:
top-channel.tv