Botërori 2026/Mircea Lucescu, nga spitali në sfidën e playoffit me Rumaninë: Nuk mund të bëja figurën e frikacakut

Botërori 2026/Mircea Lucescu, nga spitali në sfidën e playoffit me Rumaninë: Nuk mund të bëja figurën e frikacakut

Prej muajsh lufton kundër një sëmundjeje, natyrën e së cilës nuk ka dashur ta bëjë publike për të mos qenë në qendër të diskutimeve, por në mbrëmjen e së enjtes, Mircea Lucescu, tashmë 80 vjeç do të drejtojë Rumaninë e tij në garë për një vend në Botërorin e kësaj vere, një pjesëmarrje që kësaj skuadre i mungon prej 28 vitesh. ‘Kur mjekët më thanë se mund të vazhdoja të stërvisja, u përqendrova tek ajo që duhet të bëja për Rumaninë-tha Lucescu për të përditshmen britanike ‘The Guardian’ në prag të ndeshjes me Turqinë-kam folur me federatën dhe më thanë se nuk po mund të gjenin një zgjidhje. Nuk jam në formën time më të mirë dhe do të hiqesha mënjanë nëse do të kishte...