Botërori 2026/ Dhuna në Meksikë ngjall shqetësime, Gjermania kërkon garanci
Gjermania i kërkon FIFA garanci për Botërorin 2026. Shqetësimi është ngritur nga koordinatori i turizmin në qeverinë gjermane, Christoph Ploss pas trazirave të ditëve të fundit që kanë shpërthyer në Meksikë. Kujtojmë se Meksika është një prej vendeve organizatore të Botërorit 2026 bashkë me Kanadanë dhe SHBA. ‘FIFA, në bashkëpunim me qeveritë e Kanadasë, SHBA dhe Meksikës, duhet të garantojnë se tifozët nuk do të jenë në rrezik dhe se vendet organizatore të respektojnë normat e sigurisë-tha politikani i CDU për të përditshmen Handelsblatt. Meksika është pushtuar nga një valë dhune në ditët e fundit pas vrasjes së bosit të drogës Nemesio ‘El Mencho’ Oseguera Cervantes në një operacion ushtarak me qeverinë meksikane që ka angazhuar 10 mijë ushtarë në total. Kanë shpërthyer revolta në...
Burimi:
top-channel.tv