Bëri mrekullinë me Curaçao, trajneri i njohur holandez dorëhiqet 3 muaj para Botërorit, ja arsyeja…

Bëri mrekullinë me Curaçao, trajneri i njohur holandez dorëhiqet 3 muaj para Botërorit, ja arsyeja…

Pas kualifikimit historik për në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës, Dick Advokaat dha dorëheqjen e tij nga posti i trajnerit të Curaçaos dhe sipas një njoftimi të Federatës së Futbollit të këtij vendi, ai do të zëvendësohet nga Fred Rutten. Dick Advocaat shpjegoi se i duhet të qëndrojë pranë vajzës së tij që ka probleme shëndetësore dhe për këtë arsye ai vendosi të japë dorëheqjen nga detyra e tij. ‘Gjithnjë kam thënë se familja vjen përpara futbollit-tha Advocaat-bëhet fjalë për një vendim natyral. Do të më mungojë shumë Curaçao, njerëzit e tij dhe kolegët e mi. Jam krenar për futbollistët e mi, stafin dhe anëtarët e Këshillit Administrativ që besuan te ne’ Curaçao është vendi më i vogël në botë që është kualifikuar për...